Ekonomi

“Dollari në nivele të ulëta edhe përgjatë 2021”

"The Carlyle Group": Vaksina nuk do të na rikthejë në normalitet total

Gjatë përhapjes masive të koronavirusit në 2020, Federal Reserve në SHBA uli interesat e bankave në pothuajse zero dhe të njëjtën gjë premtoi dhe për vitin 2021. Megjithatë çmimi i tregut qëndroi në nivele më të larta sesa e parashikoi Federal Reserve, por një ndryshim tjetër do të sillte të kundërtën.
“Shqetësimet për një ndryshim në vendimet e Federal Reserve janë të kuptueshme, por nuk e dimë se ku mund të ndodhin, në kursin e këmbimit për të kundërshtuar rritjen e inflacionit apo rritjen e interesave”, shprehet Jason Thomas, përfaqësues i kompanisë “Carlyle”. Shpresa se FED do të vazhdojë t’i mbajë interesat e ulëta, lidhet me rritjen e borxhit të jashtëm për të shlyer deficitet fiskale, duke lënë dollarin amerikan si një “humbës”.

Jason Thomas

Projektimi i një zvogëlimi prej 15% ose 20% në dollar nëpërmjet koordinimit të politikave fiskale, do të ishte mënyra e duhur për një rritje të vrullshme të pagave, sidomos në një botë ku procesi i inflacionit limitohet nga roli dominues i dollarit në tregun ndërkombëtar.
Për investitorët, financimet në vendet e huaja duken më të pëlqyeshme. “Kështu do të ndodhë dhe me bizneset në SHBA, të cilat ndajnë shumë aksione të tyre nga të ardhurat dhe fitimet nga jashtë, të rregulluara nga ndryshimet në kursin e këmbimit”, shton Thomas.
Përveç politikave monetare, raporti nga kompania e “The Carlyle Group” përfshin dhe ndryshimet demografike, përformancën e sektorëve të biznesit dhe lidhjet ekomomike me Kinën për të përcaktuar çmimet e aseteve në vitin 2021.
“Nuk është vetëm vaksinimi, por edhe si lidhet vaksinimi me sjelljen dhe mënyrat e shpenzimit”, thotë Thomas. “A mund të na kthejnë këto elementë në vitin 2019, apo aty ku është normalja?”
Megjithëse të gjitha fitimet e llogaritura për këtë vit janë të bazuara më shumë në një kthim në normalitet, realiteti mund të mos jetë i tillë dhe kjo përbën një rrezik për investitorët.
“Raporti tregon se vala që do të vijë pas vaksinimit nuk do të mundet t’i çojë të gjitha barkat në lundrim”. Përshembull rriten abonimet në platformat online me 4 herë, kjo nuk do të ndodhë me rritjen e pjesëmarrjes nëpër evente të ndodhura në kohë reale, si teatri, ndeshjet e sporteve etj”, shton Thomas.
Në fund, Carlyle thotë se pret që Kina të rikthehet shumë e fortë ekonomikisht, duke parë rimëkëmbjen e saj pas përhapjes së Covid-19 dhe rikthimin në tregun e shitjeve në fund të 2020. Nga përllogaritjet e Carlyle, PBB-ja globale ra përafërsisht me -4%, ndërkohë PBB-ja e Kinës u rrit me 3% dhe ekonomia e saj është 30% më e fuqishme se ekonomia e SHBA-së.
Carlyle shprehet se investitorët të cilët duan të ekspozohen në ekonominë kineze duhet të blejë aksione në Kinë. Kjo këshilllë vlen më shumë për sektorët të cilët janë vazhdimisht nën inspektimin e qeverisë së SHBA, si kompanitë e teknologjisë dhe softëare.
Sidoqoftë, Carlyle nuk mendon se roli i Kinës në ekonominë botërore do të zbehet, bashkë me vendin e saj si një ndër 10 portet më të rëndësishme në botë. Thomas pret një lehtësim të tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës, nën administrimin e Biden.
Thomas thotë: ‘’Kina ka rol kyç në ekonominë botërore si prodhuese. Nëse do të konfrontohesh me Kinën, të paktën mos e bëj në fushën e ekonomisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë