Moti

Reshje bore në zonat malore, temperaturat vijojnë të ulen edhe në fundjavë

Europa verilindore po ndikohet nga rryma ajri shtumë të ftotha polare të cilat do të sjellin reshje bore dhe temperatura të ulëta edhe në vendin tonë.
Moti ishte me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës së enjte, pasdite dhe në mbrëmje paraqiten reshje bore në zonat malore dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonën perëndimore mbizotërojnë reshjet e shius. Në zonat malore mbi 500 m mbi nivelin e detit ka reshje dëbore.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-20 m/sek. Në bregdet valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat (e enjte):
Zona malore -5/3 °C
Zona e ulët 0/12 °C
Zona bregdetare 4/12 °C
Temperaturat (e premte):
Të premten, dt. 15 janar, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2/10 °C
në vendet e ulëta: 0/9 °C
në vendet malore: -8/1 °C


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë