Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës, pasi ka shkelur rregullat kundrejt pandemisë Covid-19.
“Iu bëjmë thirrje subjekteve politike që t’i respektojnë ligjet dhe vendimet që vetë i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive për secilin tubim në Prishtinë”, ka shkruar drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkohë mediat kosovate kanë raportuar se pothuajse të gjitha partitë po mbajnë tubime zgjedhore.Në bazë të ligjit për parandalimin e pandemisë COVID-19, dënimet për shkeljen vijojnë nga 35 deri në 2,000 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




