Kompania farmaceutike gjermane BioNTech, bashkëpunuese me kompaninë Pfizer, ka deklaruar sot planifikon të prodhojë 2 miliard doza të vaksinës këtë vit.
Parashikimi që kompania ka bërë më parë ka qenë ka 1.3 miliard doza, por së shpejti do të futet në përdorim edhe një linjë e re prodhimi.
“Ne tani besojmë se mund të ofrojmë rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021”, deklaroi kompania gjatë një konference sot.
Sipas të dhënave në prezantim u shpjegua se shifra e re përfshin edhe udhëzimet e përditësuara për nxjerrjen e gjashtë dozave nga secila shishe e vaksinës, në vend të pesë dozave të deklaruara fillimisht.
BioNTech shtoi se struktura e re e prodhimit që do të hapet në muajin shkurt në Marburg të Gjermanisë, do të rrisë kapacitetin vjetor me 750 milionë doza në vit.
Një zëdhënëse e BioNTech tha se 50 milionë doza të vaksinës janë prodhuar në fund të vitit 2020, siç edhe ka qenë e planifikuar më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje