Moti

Ditë me shi edhe sot, borë në Alpe

Ditën e hënë në vend ka nisur sërish me mot me vranësira dhe është shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriut dhe atë të qendrës deri në mesditë.

Në zonën e jugut do të ketë reshje me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën e dytë të ditës.

Reshjet me intensitet të lartë do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërkohë, në Alpe dhe në majat e maleve në verilindje do të ketë reshje bore. Era do të fryjë me drejtim Jug –Juglindje-Veriperendim e lehtë e hera herës mesatare 1-10m/s në bregdet shoqëruar me valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë