Këtë të diel, 10 janar 2021, vendi ynë sërish është përfshirë nga reshje shiu intensive dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriore dhe veri-perëndimore.
Ndërsa mesdita ka sjellë përmirësim të përkohshëm të motit, pasi reshjet rikthehen gjatë mbrëmjes, ku më të theksuara paraqiten në zonat qendrore dhe veriore.
Reshjet me intensitet të lartë janë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat u rritën në mesditë duke u luhatur mes vlerave -1 gradë Celsius deri në 13 gradë celsius.
Era është me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet Valëzimi është i forcës 6 me lartësi vale 1.0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat pritet të jenë me rritje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




