Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar sot planin e vaksinimit kundër Covid-19, pas sigurimit të 500 mijë vaksinave.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, Hoti ka deklaruar se fillimisht Kosova do të vaksinojë mjekët, personat mbi moshën 65 vjeç si dhe ata me sëmundje kronike.
“Komunat do të udhëzohen të përgatisin listën e qytetarëve për vaksinim me prioritet mjekët dhe ata personat mbi moshën 65 vjeç. Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore është të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës. Kemi komoditet që brenda një periudhe të shkurtër kohore të vaksinojmë një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve”, tha Hoti.
Kryeministri në detyrë deklaroi se Kosova do të marrë fillimisht nga Pfizer 535 mijë vaksina. Austria mësohet se do t’i dhurojë po ashtu Kosovës 600 mijë vaksina. “Janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksinën anti-Covid. Ne presim që sikurse në vendet e rajonit që vaksinat të vijnë në shkurt”, ka thënë Hoti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




