U prezantuan të dhënat nga faza e parë e provës së vaksinës së bërë në Itali nga kompania ReiThera. Rreth 100, 45 vullnetarë u vaksinuan me doza të ndryshme dhe 92.5% zhvilluan antitrupa.
“Vaksina e quajtur GRAd-CoV2 është një dozë e vetme dhe nuk ka pasur ndonjë efekt serioz negativ në 28 ditët e para pas vaksinimeve,”shpjegoi drejtori shkencor i Spallanzani Giuseppe Ippolito.
Gjithashtu i pranishëm në konferencë Komisioneri i jashtëzakonshëm për urgjencën Covid, Domenico Arcuri njoftoi se qeveria ka caktuar një sasi burimesh të mjaftueshme për zhvillimi pasues dhe do të investojë kompaninë për fazën dy dhe fazën e tretë të eksperimentimit. Kontratat e zhvillimit do të përdoren për të financuar kërkimin dhe një stabilizim në rritje të prodhimit.

“Një shtet i duhur nuk duhet të përpiqet të arrijë dy rezultate, të varet sa më pak nga të tjerët dhe të ndërtojë sa më shumë kapacitetin e vet”, tha Arcuri, duke specifikuar se me vaksinën ReiThera “shteti përpiqemi të arrijmë një farë pavarësie dhe të ketë kapacitetet për që nuk kishte para një pandemie.
“Rezultatet e para të vaksinës të zhvilluar nga ReiThera dhe të testuara në Institutin e Shëndetit “Spallanzani” janë inkurajuese.Nëse të dhënat e marra deri më tani konfirmohen, ne do të kemi në muajt e ardhshëm një vaksinë efektive dhe të sigurt me një dozë të vetme në vend të dy dozave,” tha Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Ndërsa,presidentja e kompanisë ReiThera, Antonella Folgore, shpjegoi se kompania synon të prodhojë 100 milion doza në vit dhe se vakaina duhet të ruhet në 2 ose 8 gradë celaius.
Burimi: TG24/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje