Gjatë ditës së sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlore dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet Shkodër, Vlore dhe Gjirokastër reshjet priten të jenë lokalisht intensive ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Temperaturat:
në bregdet: 8 – 12 gradë celsius.
në vendet e ulëta: 2 / 11 gradë celsius.
në vendet malore: -1 / 7 gradë celsius.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet. Ndërsa, në juglindje të vendit mund të shfaqen vërshime të shkurtra lokale si pasojë e intensitetit të reshjeve. Lumi Buna dhe liqeni i Shkodrës do të kenë prurje të larta, por brenda nivelit maksimal të argjinaturave. Përmbytje lokale mund të shfaqen në zona të caktuara por pa krijuar probleme për banesat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




