Sociale

COVID19/ 3 humbje jete dhe 447 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se në 24 orët e fundit është ulur ndjeshëm numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë.
3 pacientë kanë ndërruar jetë, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç.
Ndërkaq janë, janë kryer 2,309 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 447 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
130 raste në Tiranë, 34 raste në Durrës, 30 raste në Kuçovë, 27 raste në Lezhë, 18 raste në Vlorë, 17 raste në Lushnje, 15 raste në Shkodër, 13 raste në Krujë, Fier, Mat, Sarandë, 12 raste në Kurbin, 10 raste në Kavajë, 9 raste në Berat, 7 raste në Elbasan, Dibër, 6 raste në Kamëz, Tepelenë, 5 raste në Cërrik, Gramsh, Peqin, Kukës, Korçë, 4 raste Devoll, Mallakastër, Përmet, Kolonjë, 3 raste në Patos, Vorë, 2 raste në Mirditë, Gjirokastër, Delvinë, Vau Dejës, Belsh, Bulqizë, 1 rast në Skrapar, Klos, Rroskovec, Malësi e Madhe, Divjak, Ura Vajgurore, Tropojë, Has.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 295 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13637
Fier  1689
Shkodër   1308
Durrës  1203
Vlorë   962
Korçë    967
Lezhë  923
Elbasan 884
Berat  770
Gjirokastër 488
Kukës 411
Dibër  355


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë