Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar këtë fundvit vaksinën e Pfizer-BioNTech, duke përshpejtuar kështu shpërndarjen e saj.
“Vendimi bën vaksinën e Pfizer/BioNTech të parën që merr vërtetim emergjent nga OBSH që kur shpërthimi (koronavirus i ri) filloi një vit më parë,” deklaroi OBSH.
Ndërkaq kujtojmë se Britania ka nisur vaksinën armerikano-gjermane në 8 dhjetor.
“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të aksesit global në vaksinat COVID-19. Por unë dua të theksoj nevojën për një përpjekje edhe më të madhe globale për të arritur furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të përmbushur nevojat e popullatave prioritare kudo,”tha Mariangela Simao, një zyrtare e lartë e OBSH-së e ngarkuar me sigurimin e aksesit në ilaçe.
OBSH shtoi gjithashtu se lista e saj e përdorimit emergjent hap rrugën për rregullatorët në vende të ndryshme për të aprovuar importin dhe shpërndarjen e vaksinës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje