Sociale

Spektakël fishekzjarresh, Viti i Ri mbërrin në disa vende të botës (video)

Viti i Ri 2021 ka hyrë zyrtarisht në disa vende të globit. Prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas, me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet dhe kjo që prej 29 dhjetorit 2011, kur zgjodhi që ta kapërcente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara. Fishekzjarrët për të mirëpritur Vitin e Ri shpërthyen mbi kryeqytetin Samoan, Apia për vendasit dhe turistët, të cilët e vizituan këtë ishull për të qenë përpara gjithë të tjerëve në planet për të hyrë në vitin e ri 2021. Bashkë me ishullin e Krishtlindjeve, Kiribatin, janë të parët që pritën vitin 2021. Të dytët në listë për trokitjen e Vitit të Ri ishin Ishujt Catham, e pas tyre, Suva e Willingtoni.

Viti i Ri ka trokitur edhe në Zelandën e Re, me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarrësh në Auckland. Spektaklet zhvillohen njëherësh në dy prej objekteve ikonë, Sky Tower dhe Harbour Bridge.

Festa u zhvendos 2 orë më vonë dhe pasi ka mbërritur fillimisht në një rajon të vogël të Rusisë, 2021 mbërrin në pjesën më të madhe të Australisë, duke nisur nga Melburni, Sidnei e Kanberra. Sidnei, që si përherë e pret Vitin e Ri përpara metropoleve të tjera nëpër botë, e nis spektaklin e tij madhështor të fishekzjarrëve 16 orë se në Nju Jork.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë