Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se janë vendosur ekipe shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore në ditët e festave.
“Ekipet shëndetësore në gjithë sistemin tonë, qoftë ato të Urgjencës Kombëtare, qoftë të spitaleve tona që nga ato universitare deri tek rajonalet, bashkiaket do të jenë me ekipe të përforcuara për të përballuar çdo emergjencës që mund të kemi. Do të kemi në sistemin e Urgjencës Kombëtare 100 ekipe, të cilat janë të shpërndara në terren në postacione për të mbuluar çdo emergjencë në kohë dhe me cilësi. Nga ana tjetër të gjithë sistemet dhe strukturat e urgjencave në spitale por edhe të shërbimeve në spitale do të jenë të përforcuara, duke organizuar punën me shërbimin “on call”, pra të mjekëve të cilët do të jenë të gatshëm, nëpërmjet sistemit të thirrjeve për çdo emergjencë që mund të ketë në spitalet tona,” shpjegoi Manastirliu.
Manastirliu shpjegoi se masat janë marrë për të përballuar emergjencat e mundshme, me 9 ekipe të urgjencës, të cilët do të vendosen në postacione të caktuara dhe dy ekipe shtesë të urgjencës kombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



