Akademikët Genc Sulçebe dhe profesor Alban Ylli kanë prezantuar sot në Akademinë e Shkencave rezultatet e fazës së dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në gjendjen e shkaktuar nga Covid-19, duke u bazuar tek të dhënat e depistimit.
“Imuniteti është ende i ulët përvec Tiranës ku presim valë më të ulta. Në Tiranë imuniteti është 50%, por ende popullata e përgjitshme ka potencial të qarkulloje virusin. Është lajm i mirë imunizimi në kryeqytet, por nuk ka arsye të festojmë”, u shpreh Ylli.

Studimi i cili është shtrirë në harkun kohor qershor-dhjetor tregon se popullësia e Tiranës ka arritur 50% imunitet ndërsa në gjithë vendin imuniteti paraqitet 25%.
Sipas mjekut Sulçebe, përparësi për t’u vaksinuar kanë personat që nuk e kanë kaluar infeksionin sepse janë më të rrezikuar.

“Studimin e realizuam në tre faza për të parë si ishte gjendja pas lock-down. Bëmë sondazh tek 124 individë dhe rezultoi se vetëm 1 ishte pozitiv. Kontakti i virusit me popullatën ishte minimal. Pra na nxiti që të shohim gjendjen e shtrirjes në një popullatë më të gjerë. U përzgjodhën popullatat e disa qendrave shëndetësore, me rreth 200 mijë banorë. Dolën pozitivë 48.5%. Ky është konkluzioni që nxjerrim sot. Pra kemi qenë në kontakt me virusin dhe janë të imunizuar dhe shpresojmë që ky imunitet të jetë afatgjatë” është shprehur ai.
Studimi bazohet tek imuniteti i krijuar nga antitrupat e qytetarëve, ku siç u shprehën dhe ekspertët, shumica e tyre kanë qenë asimptomatikë.
Më herët në studimin e fazës së parë, të dhënat treguan se numri i të infektuarve ishte 6-7 për qind, disa herë më lart se numri i të prekurve përmes diagnostikimit me tampon.
Akademikët e kanë ndjekur në vazhdimësi nivelin e imunitetit të fituar në popullatë ndaj Sars Cov-2, nëpërmjet testimeve serologjike të realizuara nga specialistёt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje