Shendet

Miratohet vaksina e Oxford-AstraZeneca, vaksinimi në Britani nis në 4 janar

Vaksina Oxford-AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, me dozat e para që do të jepen të hënën, duke qenë se ka një rritje të rasteve me Covid-19.
Mbretëria e Bashkuar  ka porositur 100 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz.
“Kjo do të mbulojë të gjithë popullsinë, kur kombinohet me dozën e plotë të vakainës Pfizer-BioNTech,” tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.
Kjo vjen ndërsa miliona  shumë njerëz në Angli pritet të vendosen nën kufizimet më të ashpra.
Kryeministri Boris Johnson e quajti zhvillimin “një triumf” për shkencën britanike, duke thënë se tani do të lëvizim për të vaksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur.
Dhe shefi mjekësor i Anglisë Chris Whitty vlerësoi “përpjekjen e konsiderueshme kolektive që ka bërë të mundur arritjen e vaksinimit”.
Hancock tha se zhvillimi ishte një “moment i rëndësishëm” në luftën kundër virusit.
Ditët e fundit ka pasur një rritje të menjëhershme të mutacionit të ri të Covid-19 dhe dje u shënua një numër relativisht i lartë, prej 53,135 rastesh të reja  në 24 orë.

Vaksina e Oxford-AstraZeneca u krijua në muajt e parë të vitit 2020, e u testua tek vullnetari i parë në Prill dhe që atëherë ka kaluar, nëpër prova klinike në shkallë të gjerë që përfshijnë mijëra njerëz. Është zhvilluar me një ritëm që do të kishte qenë i pamendueshëm para pandemisë.
Është vaksina e dytë që aprovohet në Mbretërinë e Bashkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë