Moti

Shi dhe erë e fortë, dëborë në zonat malore

Sot priten reshje intensive deri shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa pjesa tjeter e qarqeve priten reshje mesatare. Në shumicën e qarqeve reshjet pritet të jenë të shoqëruara me shtrëngata. Si rezultat i intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen vërshime lokale të shkurtra kryesisht në veriperëndim dhe zonat bregdetare të vendit.
Në zonat malore mbi 600 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.
Gjithashtu, pritet që era  të jetë e fortë deri shumë e fortë, e cila në zonat bregdetare mund të ndërpresë transportin detar.
Temperaturat do të jenë:
Në bregdet: 12-14 gradë celsius
Në vendet e ulëta: 10-15 gradë celsius
Në vendet malore: 4- 10 gradë celsius


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë