Shendet

Varianti anglez i Covid-19 është përhapur në të gjithë Europën

Edhe pse Britania duket se po konsiderohet deri më tani origjina e variantit të ri të Covid-19, ai është përhapur tanimë sipas ekspertëve në të gjitha vendet e Europës.

Eksperti britanik Neil Ferguson ka paralajmëruar sot se varianti i ri i Covid-19 i zbuluar në Angli gjendet tanimë në të gjitha vendet evropiane

Ferguson thotë se provat nga Danimarka (një vend me një normë relativisht të ulët infeksioni) sugjerojnë se me siguri ky virus tashmë është përhapur në të gjithë kontinentin. “Sekuencat e zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar përbëjnë tanimë 45% të rasteve të zbuluara globalisht, por gjasat janë që po shohim vetëm majën e ajsbergut”, thotë ai për “The Guardian”.

Eksperti bëri thirrje për transparencë duke i kërkuar të gjitha vendeve të ndajnë informacione të rëndësishme, pasi sipas tij kjo do të ishte një “e mirë publike globale” e cila është në “interesin tonë”. Ai thotë se kolegët europianë kanë thënë se duhet të kopjojnë mbikëqyrjen gjenomike të Mbretërisë së Bashkuar.

Nuk ka asnjë provë që varianti i ri po evoluon më shpejt sesa variantet e mëparshme, thotë Prof Ferguson.

Ai thotë se varianti i ri duket sikur po përhapet nga Britania, por “ne nuk mund ta përjashtojmë plotësisht se ishte një importim” nga një pjesë tjetër e botës.

“Rritja e përhapjes përbën një sfidë për mbajtjen e infeksionit nën kontrolli”, thotë Prof Ferguson. Nëse fëmijët zbulohet se janë më të prekur infektues, kjo do të përbëjë një sfidë për masat e kontrollit, përfshirë atë që do të bëhet me shkollat.

I pyetur në lidhje me mundësinë e fëmijëve që të jenë më të ndjeshëm ndaj variantit të ri, Prof Ferguson thotë se krahasimet me jo-variant tregojnë një përqindje statistikisht të rëndësishme të rasteve në nën-15.

“Përtej faktit se përhapet më shpejt ne nuk dimë asgjë”, thotë ai. “Thellë thellë ky nuk është një ndryshim i madh”.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë