Instituti i Shëndetit Publik nuk ka laborator për të zbuluar variantin e ri të Covid-19 që po shpërndahet kryesisht në Angli.
Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, deklaroi mbrëmjen e së martës, se për shkak të mos pasjes së laboratorit, disa monstra do të dërgohen në laboratorët anglezë.
“Duhen laboratorë të një standardi që nuk ia vlen t’i futemi. Nuk ka sens të krijojmë laboratorë të nivelit 3-4, do shumë investime, shumë siguri, do shumë trajnime të njerëzve që duhen vite.
Ne nuk e dallojmë dot, por bëjmë diçka tjetër, marrim mostra të personave me Covid dhe i dërgojmë në Londër, kjo është një mënyrë për të zbuluar nëse janë me Covid të ri apo jo.”
Ulqinaku shpjegoi dhe se përzgjedhja e mostrave për testim në Londër do bëhet në mënyrë rastësore, me shumë pak indicie, pasi simptomat e Covidit të ri janë të njëjta me ato të Covid-19.
Një prej indicieve në përzgjedhjen e mostrave do të jetë nëse të infektuarit kanë ardhur nga Anglia apo nëse kanë pasur kontakt me një person të ardhur nga Anglia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje