Shendet

“Varianti anglez” i Covidit ka qarkulluar prej muajsh, tre hipotezat mbi origjinën

Për momentin nuk ka asnjë provë se varianti “anglez” i virusit Sars-CoV-2 mund të komprometojë efikasitetin e vaksinave dhe besueshmërinë e diagnozës së tamponëve. Sidoqoftë, Europa ndodhet sot në panik, me pjesën më të madhe të kontinentin të vjetër që ka anuluar udhëtimet drejt Britanisë, e cila ishte e para që raportoi rastet e para të variantit të ri.

Në një dokument prej 13 faqesh të botuar nga Qendra Europiane për Mbikëqyrjen e Sëmundjeve Infektive këshilloi sot vendet anëtare  të  “ monitorojnë shumë afër individët e vaksinuar për të provuar se ajo është 100 % efektive ndaj versionit të ri.

Sa i përket testeve diagnostikuese , laboratorët këshillohen të vlerësojnë nëse preferohet të përdoren teste që synojnë proteinën Spike, pjesa e virusit që mësohet se ka ndryshuar.

Dokumenti i ECDC-s rindërton rrugën që ka ndjekur ky varianti i ri i identifikuar në Anglinë jug-lindore pas një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19.

Grafiku tregon kurbën e epidemisë në rajon ,e cila fillon të rritet në shtator dhe arrin kulmin në tetor. Ekspertët e ECDC konfirmojnë se nuk duket se ka ndonjë ndryshim sa i përket sëmundjes: virusi është bërë më ngjitës, por nuk është më vdekjeprurës ose agresiv.

Por pse varianti goditi Mbretërinë e Bashkuar? Në realitet, britanikët ishin shumë të shpejtë për ta zbuluar atë falë një sistemi të saktë gjurmimi. Britania e madhe ka ngritur dhjetëra laboratorë që analizojnë sekuencat e Sars-CoV-2 duke ndërtuar një nga bazat më mëdh të të dhënave. Nga 270 mijë sekuenca, 120 mijë janë prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Skenari i parë për mutacionin që ai ka pësuar është se ai u zhvillua në një pacient të infektuar, me sistem të dobët imunitar, i cili ishte i infektuar për një kohë të gjatë para se të shërohej, duke favorizuar akumulimin e shumë mutacioneve të vogla.

Mundësia e dytë është që virusi nga njeriu në kafshë dhe më pas iu kthye njeriut pasi u ndryshua , siç ndodhi në Danimarkë dy muaj më parë.

Skenari i tretë është që varianti është tashmë i përhapur në të gjithë Europën dhe Londra ishte në gjendje ta gjente atë së pari falë sistemit efikas të gjurmimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë