Sociale

Grafiku: Datat kur pensionistët do të marrin shpërblimin

Për të shmangur radhët e gjata dhe përplasjen në sportelet e postave dhe bankave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shpërndarë grafikun e tërheqjes së shpërblimit të fundvitit për pensionistët.

Sipas këtij grafiku, shpërblimi mund të tërhiqet duke filluar nga data 21 dhjetor, sipas një kalendari ku e përfitojnë personat që marrin pensionin në këtë datë dhe ata që e tërheqin ata në datat 1-2 të çdo muaji.

Më 22 dhjetor shpërblimi mund të merret nga pensionistët që kanë tërhequr pensionin më 3 dhe 4 dhjetor, 23 dhjetor ata që kanë tërhequr pensionin më 7 dhe 8 dhjetor e kështu me radhë.

Shpërblimi mund të tërhiqet deri më 31 dhjetor dhe për të gjithë ata persona që nuk kanë mundur ta tërheqin atë brenda këtij viti mund ta bëjnë atë në janar me paraqitjen në sportelet e postës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë