Gjartë 24 orëve të fundit ka një ulje të ndjeshme të presonave që kanë ndërruar jetë dhe që janë prekur nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se 8 pacientë kanë humbur betejën, 7 qytetarë nga Tirana dhe 1 nga Librazhi të moshave 58-85 vjeç.
Ndërkaq janë kryer 2276 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë. “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
192 raste në Tiranë, 45 raste në Shkodër, 38 raste në Durrës, 22 raste në Kavajë, 21 raste në Fier, 18 raste Berat, 17 raste në Elbasan dhe Lezhë, 15 raste në Sarandë, 14 raste në Korçë, 13 raste në Lushnje, 12 raste në Mat, 11 raste në Vlorë, 9 raste në Përmet, Krujë, Kukës, Mallakastër, 8 raste në Gjirokastër, 7 raste në Kurbin dhe Tropojë, 5 raste në Pogradec, Skrapar, Peqin, 4 raste në Devoll, Librazhd, 3 raste në Tepelenë she Has, 2 raste në Delvinë, Fushë- Arrez, Dibër dhe Gramsh, 1 rast ne Pukë, Mirditë, Ura-Vajgurore, Vau Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Kuçovë, Cërrik.Në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë,” thuhet më tej në njoftim.
Gjithashtu, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12698
Fier 1725
Durrës 1368
Shkodër 1278
Vlorë 1138
Korçë 1093
Elbasan 982
Berat 944
Lezhë 944
Gjirokastër 564
Kukës 489
Dibër 414
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




