Para

Sejko: Kreditë e këqija do të rriten në 2021

: Prodhimi i vaksinave lajm i mirë për ekonominë. Rreziqet në afatshkurtër mbeten të qëndrueshme

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi se politika monetare aktuale është e përshtatshme për situatën dhe norma bazë e interesit të lekut mbetet 0,5 %.

Në konferencën për shtyp guvernatori Gent Sejko u shpreh se lajmi për prodhimin e vaksinave është optimist për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit në 2021 e mandej, por rreziqet mbeten të qëndrueshme në afatshkurtër në varësi të ecurisë së pandemisë.

Ai tha se vendi është goditur rëndë nga pandemia, por edhe stimujt financiar e monetar kanë ndihmuar.

Guvernatori u shpreh se kredia me probleme, pavarësisht nga situata e vështirë mbeti në nivele të qëndrueshme 8,3 %. “Do të ishte në nivel më të ulët nëse nuk do të kishim dy goditjet; tërmetin dhe pandeminë, por qëndrimi në të njëjtin nivel është pozitive. Mund të ketë një rritje të kredive të këqija gjatë 2021 duke reflektuar krizën që po përjetojmë. Një element pozitiv është që nuk është rritur deri tani dhe  arsyeja kanë qenë edhe masat e marra si shtyrja e kësteve të kredisë dhe ndryshimi i rregullave që u kemi dhënë mundësi bankave për ristrukturim.”- tha guvernatori.

Ai garantoi se edhe në skenarin më të keq, bankat nuk do të cënoheshin sepse kanë mjaftueshëm likuiditet . Skenari bazë vijoi ai, sugjeron që jemi në nivel të qëndrueshëm.

“Ne po marrim në analizë, ka një kërkesë nga shoqata e bankave nëse do të kemi ndryshime rregullatore për të tu dhënë mundësi bankave për ristrukturim. Do të kemi një përgjigje shumë shpejt.”- u shpreh Sejko.

Ai tha se trendi I kreditimit ka vijuar në rritje 6,7 % si në segmentin e bzineseve  dhe të individëve,

Kreditimi ka vazhduar edhe  në situatë të vështirë ekonomike.

“Janë tregues pozitiv, përtej parashikimeve tona. Çdo gjë është e lidhur me situatën e pandemisë. Në seknarin bazë kemi parashikuar që do të kemi rritje të kreditimit. Gjithçka është për tu parë në varësi të evoluimit të situatës së pandemisë”, tha ai.

Guvernatori garantoi se stabiliteti financiar ka mbetur i paprekur, dhe qytetarët kanë gjetur mbështetje tek bankat për të përballuar situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë