Sociale

12 të vdekur, 809 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç.
Ndërkaq, janë kryer 2711 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat,  24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar,” thuhet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12327
Fier 1757
Durrës 1410
Shkodër 1207
Vlorë 1147
Korçë 1131
Elbasan 970
Berat 910
Lezhë 871
Gjirokastër 544
Kukës 470
Dibër 352


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë