Teknologji dhe Inovacion

Pinterest merr gjobë 22.5 mln dollarë për diskriminim gjinor

Kompania e rrjetit social "Pinterest" do të paguajë  22.5 milion dollarë, përkundrejt një punonjëse e cila e ka akuzuar kompaninë për diskriminim gjinor.
Kjo pagë e punëtores Francoise Brougher është pagesa më e madhe e këtij lloji që shpallet publikisht.
Kompania e shpërndarjes së fotografive, e njohur si një program që ndiqet shumë nga femrat, tha ky veprim është pjesë e një përpjekje të gjerë për të përmirsuar kulturën e saj në kompani.
Kjo çështja erdhi pasi,  Brougher akuzoi Pinterest për përjashtimin e saj nga takimet e përgjithshme me stafin, pasi ajo kishte kërkuar një rritje page.
Ajo tha se Pinterest në fund e pushoi atë pasi ajo  kërkoi një pagë të barabartë dhe ngriti shqetësime në lidhje me komentet seksiste nga një koleg i saj në kompani.

Brougher, 55 vjeç punoi në Pinterest nga Marsi i vitit 2018, deri kur u pushua  nga puna në Prill të vitit 2020. Ajo ishte mbikëqyrëse e një ekip prej afro 1.000 personash.
Në një deklaratë, Brougher tha se ajo mirëpriti "hapat kuptimplotë që Pinterest ka ndërmarrë për të përmirësuar mjedisin e saj të vendit të punës dhe inkurajohet që Pinterest është e angazhuar për ndërtimin e një kulture që lejon të gjithë punonjësit të ndihen të përfshirë dhe të mbështetur".

Kompania dhe Brougher thanë se rreth 2.5 milion dollarë nga zgjidhja do t'i dhurohen organizatave që punojnë për të afruar gratë dhe minoritetet me industrinë e teknologjisë.
"Pinterest njeh rëndësinë e nxitjes së një ambienti në vendin e punës që është i larmishëm, i drejtë dhe gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë veprimet e saj për të përmirësuar kulturën e saj," tha kompania në një deklaratë.
Avokati i  Brougher, David Lowe tha se zgjidhja që paratë do të dhuroheshin ishte më e mira që mund të bënte. 

Burimi:BBC/ Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë