Sociale

Covid 5 në Elbasan / Fillon hapja e spitaleve rajonale

Sot është hapur spitali i parë rajonal për Covid-19 në vendin tonë.
Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se Spitali Rajonal i Elbasanit, ka 81 shtretër për të infektuarit.

“Janë 3 pavione, që do të shërbejnë për trajtimin e qytetarëve të infektuar. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve. Në skenarin tonë janë 5 spitale rajonale, që do të shërbejnë si spitale Covid, dhe që në total kanë 600 shtretër”, tha Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë