Sociale

14 të vdekur, 743 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit është 14 humbje jete dhe 753 të infektuar të rinj.

Ndër viktimat; 3 qytetarë janë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i testimeve ka arritur 2532 në 24 orët e fundit. Në këto ekzaminime janë përfshirë edhe testet e shpejta.

Ndër të infektuarit e rinj, 431 raste në Tiranë, 49 në Berat, 48 në Durrës, 46 në Lezhë, nga 23 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Kavajë, 17 në Fier, 15 në Krujë, 13 në Kurbin, 11 në Pogradec, 8 në Bulqizë, nga 7 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, nga 6 raste në Skrapar, Vlorë, nga 5 raste në Kukës, Mat, 4 në Elbasan, nga 1 rast në Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Kuçovë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët që të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e Covid19.

MSHMS u këshillon qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes, për t’u referuar për testim dhe për rimbursimin e barnave.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar.

Ministria thotë se është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid apo nëse  keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë