Sociale

Një tjetër mjek humb betejën me Covid, 50-vjeçari Leonard Kamberi

Një tjetër mjek nuk ka mundur të mposhtë  viusin Sars-Cov-2.  Mjeku Leonard Kamberi,  i cili kishte punuar në Martenitetin e Vlorës ka ndërruar jetë pas 2 javësh i shtruar në spital në Tiranë.

Mjeku 50-vjecar aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, në universitetin e Vlorës.

Në faqen e universitetit, shkruhet se mjeku ka qenë një  obsetri i talentuar dhe pedagog i përkushtuar, që mirëpriste me fjalën e tij të ëmbël dhe me parimet e larta të mjekësisë.

“Na hidherove shumë dr. Nardi, një dhimbje e madhe për prindërit, për motrat, të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët dhe për komunitetin që i shërbeve aq denjësisht. Dhembje dhe lutje të pafundme për ju!,” njofton Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë