Kosova

“Përpara dialogut me Serbinë, Kosova të zëvendësojë Thaçin”

Disa ditë përpara vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi më 10 dhjetor, profesori i Universitetiy Johns Hopkins Daniel Serwer i bëri thirrje Prishtinës zyrtare të gjejë një zëvendësues për Hashim Thaçin, i cili ka udhëhequr prej vitesh bisedimet.

Kushdo që do të ulet në tryezën e ndërmjetësuar nga BE-ja përballë Serbisë, sipas tij duhet të ketë dy gjëra të qarta: reciprocitetin dhe zbatimin e marrëveshjeve që nënshkruhen.

“Çfarëdo që të kërkojë njëra palë, Prishtina ose Beogradi duhet të jenë të bëjnë kompromise. Dhe gjithçka që është rënë dakord duhet të zbatohet në një mënyrë të verifikueshme. Duhet gjithashtu të jetë e qartë se dialogu ekziston me një qëllim: të mundësojë njohjen reciproke dhe shkëmbimin e ambasadorëve. Asgjë më pak se kaq është normalizimi i vërtetë”, thotë Serwer.

Serwer beson se Kosova mund ta zëvendësojë Thaçin dhe ish-liderët politikë që u transferuan në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, brenda një kohë të shkurtër.

Eksperti i njohur i politikave ballkanike tha se ka shumë njerëz në Kosovë që mund ta kompensojnë mungesën e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

“Kosova ka shumë figura të përgatitura dhe me eksperiencë që mund të zëvendësojnë të akuzuarit, të cilët me të drejtë shkuan të mbrohen”, tha Serwer në një intervistë për median serbe në Kosovë, “Kosovo Online”.

Ai thekson se po ashtu se beson që Qeveria aktuale në Kosovë do të bëjë gjithçka për të mos shkuar në zgjedhje, sepse Serwer parashikon se ata do të humbnin.

“Kosova ka nevojë për një president të ri. Nëse kjo nuk mund të bëhet brenda afatit në parlamentin aktual, do të duhet një parlament i ri, që do të thotë zgjedhje. Por unë pres që koalicioni aktual qeverisës do të bëjë gjithçka për ta shmangur atë, sepse mund të humbasë. Zgjerimi i koalicionit mund të zgjidhë të dy problemet”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë