Zhaklina Peto fitoi për të dytën here të drejtën për të vijuar garën për në Gjykatën Kushtetuese nga Apeli Administrativ.
Vetëm pak ditë më parë, Zhaklina Peto e rikthyer nga Administrativja u skualifikua nga KED me argumentin se ajo kishte mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Zhaklina Peto ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1995 dhe zotëron titullin Master në Shkencat Civile si dhe PHD.
Zhaklina Peto paditi në SPAK ish-nënkryetaren e KED Vitore Tusha dhe relatoren që e verifikoi Miranda Andoni, duke e drejtuar gishtin e pakënaqësisë drejt një anëtari konkret.
Por, me ndryshimin e përbërjes së KED pas hedhjes së shortit në Presidencë, gjithçka mund të ndryshojë.
Të premten, Presidenca hodhi në mungesë të Presidentit Ilir Meta shortin për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përbërja e KED ndryshoi plotësisht, Vitore Tusha u largua dhe në vend të saj u zgjodh me short, Ervin Pupe.
Nga Gjykata Kushtetuese me short u zgjodh Marsida Xhaferllari
Nga Prokuroria e Përgjithshme, gogla zgjodhi prokurorin Adnan Xholi si anëtar ndërsa nga gjykatat e Apelit u zgjodhën Astrit Kalaja dhe Elona Toro. Gjithçka për KED nis nga e para ashtu si edhe për Zhaklina Peton e cila është skualifikuar dy herë nga anëtarët e KED.
Të shohim me përbërjen e re, se sa do të ndryshojë interpretimi i kritereve nga ana e anëtarëve për emrin e saj, proces i cili sa duket më shumë sesa juridik po kthehet në një garë influencash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



