Dita e hënë paraqitet me vranësira gjatë paradites dhe me intervale kthjellimi gjatë darkës. Parashikohet se do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të mesëm në të gjithë vendin.
Do të ketë rrebeshe të shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në perëndim dhe pjesën qendrore të vendin.
Gjatë mbrëmjes reshjet do të humbin intensitetin dhe do të mbeten vetëm në nivel lokal.
Era pritet të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në det do të jetë në forcën 2-3 ballë.
Temperaturat do të jenë:
Në vendet e ulëta: 11- 14 gradë celsius
Në bregdet: 11- 15 gradë celsius
Në vendet malore: 5- 8 gradë celsius
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




