Moti

Shiu fillon nga mbrëmja

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të ngrohta Mesdhetare të cilat do të rikhejnë reshjet e shiut në vendin tonë në fillimin e javës.

Të dielën moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim gjatë mbrëmjes duke rikthyer reshjet e shiut fillimisht në zonën perëndimore. Era do të jetë jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritjje të mëtjeshme.

Temperaturat:

Zona malore 1/14

Zona e ulët 4/22

Zona bregdetare 10/21 gradë Celcius.

Të hënën moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intesitet kryesor në zonën Jug-Perëndimore. Era do të jetë jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-20 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur.Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat:

Zona malore 3/10

Zona e ulët 8/18

Zona bregdetare 12/17 gradë Celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë