Sociale

Ministria e Shëndetësisë: 13 të vdekur dhe 782 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.

Gjithashtu janë kryer 2.256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë, 31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër, 23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë, 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin, 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat, 5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar, 1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar,” shpjegohet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Më tej bëhet apel që qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes dhe kontaktin me mjekun e familjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10282
Durrës 1320
Elbasan 794
Fier 1455
Korçë 982
Vlorë 953
Shkodër 844
Lezhë 742
Berat 649
Kukës 397
Dibër 213
Gjirokastër 534


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë