Sociale

Rekord kobzi: 836 raste të reja dhe 15 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë. Mes tyre foshnja 16 muajshe

Një rekord i ri shënohet këtë të premte, qoftë përsa i përket numrit të infektimeve të reja, por edhe viktimave nga Covid-19 në Shqipëri: 836 raste të reja dhe 15 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit. Mes të vdekurve ka qenë edhe një foshnje që humbi jetën sot në Pediatrinë e Tiranës, i cili ka ndërruar jetë megjithë përpjekjet e stafit mjekësor për ta shpëtuar. 836 rastet e reja janë zbuluar nga 2,677 testime ditore që janë kryer. Kjo e ka ngritur në vijëmësi edhe sot në 31.2 përqindjen e pozitivetit, nga 30.3 % që ishte vetëm një ditë më parë.
Sipas zyrtarëve të QSUT, një fëmijë 16 muajsh ndërroi jetë si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për Sindromën Kaëasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën edhe 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 45 vjeçar, një 80 vjeçar, një 82 vjeçar nga Tirana, një 49 vjeçar nga Lezha, një 58 vjeçare nga Saranda, një 61 vjeçare dhe një 70 vjeçar nga Shkodra, një 61 vjeçar nga Kukësi, një 65 vjeçar nga Mati, një 65 vjeçar nga Dibra, një 66 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Pogradeci, 71 vjeçar nga Fieri, 86 vjeçar nga Lushnja.
Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 24 orët e fundit në vend:
Janë kryer 2.677 testime, prej të cilave 479 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 836 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
560 raste në Tiranë, 31 raste në Fier dhe Elbasan, 30 raste në Vlorë,
28 raste në Durrës, 24 raste në Kurbin, 21 raste në Shkodër, 16 raste në Kurjë,
15 raste në Pogradec, 14 raste në Mirditë, 10 raste në Kuçovë,
9 raste në Gramsh, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Pukë,
5 raste në Lushnje dhe Kolonjën, 4 raste në Korçë, Sarandë,
3 Devoll dhe Gjirkastër, 2 raste në Mallakastër, Mat dhe Dibër,
1 rast në Tepelenë, 1 rast në Peqin.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15,055 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Të kufizojnë kontaktet dhe mos qëndrojnë në asnjë lloj grupimi me më shumë se 10 persona, për të kufizuar përhapjen e infeksionit. Gjithashtu për të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, Ministria e Shëndetësisë apelon se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetëkarantinimit.
COVID-19 – Statistika (20 nëntor 2020)
Raste të reja ditore 836
Të shëruar ne 24 orë 490
Të shtruar në spitale 436
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2,677
Testime totale 168,294
Raste pozitive 31,459
Raste të shëruara 15,055
Raste Aktive 15,732
Humbje jete 672
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8082
Durrës 1180
Elbasan 742
Fier 1151
Korçë 905
Vlorë 745
Shkodër 866
Lezhë 667
Berat 507
Kukës 317
Dibër 142
Gjirokaster 428


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë