Ekonomi

Krasniqi: Gjatë vitit 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet prej 5,2%

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Gjatë raportimit në këtë komision zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se gjatë vitit 2021 pritet që ekonomia të ketë një rritje prej 5,2%.

“Ne vlerësojnë që në vitin 2021 ekonomia të rritet me një normë prej 5,2%”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, edhe në vitin 2021 është programi për rimëkëmbje ekonomike në shumën prej 182 milionë eurove te shpenzimet.

“Edhe vitin 2021 te shpenzimet është programi për rimëkëmbje ekonomike, ku është aprovuar një shumë prej 182 milionë eurove, ku një pjesë është e destinuar për sektorin e shëndetësisë”.

Krasniqi ka sqaruar se buxheti është përgatitur në koordinim me FMN-në.

“Me rishikimin e kufijve buxhetorë, që kanë ndodhur për vitin 2021/23, ne mendojmë qe si ministri që kemi përgatitur një projektligj, i cili është gjithëpërfshirës dhe u përgjigjet sfidave që kemi para neve.

Këtë projektligj e kemi përgatitur në koordinim me FMN-në dhe është përgatitu brenda rregullave”. ka thënë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë