Moti

Bien temperaturat, shi në Jug dhe Juglindje

Në shtresat e larta të atmosferës po qarkullojnë masa ajri të paqëndrueshme të cilat po ndikojnë edhe në vendin tonë pjesërisht. Moti sot do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, deri të dendura ku nuk do të mungojnë reshje të izoluara shiu në Jug dhe Jugperëndim.

Temperaturat parashikohen: Zona malore 6-17, Zona e ulët 10-2, Zona bregdetare 13-21 gradë celcius. Ditën e Enjte moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në verilindje dhe juglindje. Temperaturat do të jenë me rënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë