Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi sot, të martën se gjatë 24 orëve të fundit 16 pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 690 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Numri i rasteve të reja del pas testimit të 1,566 mostrave.
Që prej 13 marsit, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, e deri më 17 nëntor, 30, 495 persona janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 17, 878 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, raste aktive vazhdojnë të jenë 11,768.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




