Vijon të jetë aktiv presioni i lartë atmosferik në Europën verilindore, duke kushzëzuar edhe vendin tonë me mot të stabilizuar në fillimin e javës. Moti sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat në mbrëmje do të dendësohen. Temperaturat parashikohen:
Zona malore 5-16,
Zona e ulët 6-23,
Zona bregdetare 12-22 gradë celcius.
Ditën e martë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonën Perëndimore. Temperturat do të jenë me rënie në mesditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




