Kosova do të ketë tkurrje ekonomike prej 7.2 për qind në vitin 2020. Këtë e kanë thënë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, në deklaratën e tij është shprehur se kriza e shkaktuar nga pandemia e kanë goditur fort ekonominë e Kosovës.
“Ekonomia do të shënojë rënie 7.2%. Shkaktarët lidhet me masat e ndërmarra që ndikuan negativisht në nivelin e investimeve. Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e kërkesave agrare është rënia e vizitave nga diaspora. Kur jemi te diaspora një prej faktorëve që ka zbutur pandeminë janë remitencat që vazhdojnë të vijnë nga diaspora”, tha Mehmeti.
Në një konferencë për medie ai është shprehur se ka pasur rënie edhe të konsumit, që është reflektuar edhe në një rënie të importeve prej 9.9 për qind.Por, ai thotë se investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje, ndërsa ka pasur rënie prej 5 për qind kreditimi.
“Në këto kushte kur të hyrat kanë shënuar rënie vlera e kredive në shtator 2020 arriti në 3.2 miliard euro, kemi rënie 5 për qind. Zhvillime pozitive kemi edhe në sektorin sigurimeve. Rritja e kredive 218.6 milion euro”, tha Mehmeti.
Ai nuk ka komentuar çështjen e 2 milionëshit që ka ndodhur në Thesarin e Shtetit, duke thënë se kjo është punë e ministries.
Sokol Havolli, Zëvendës Guvernator u shpreh se “Likuiditeti është rritur 100 milion euro i kredimarrësve. Bankat kanë qenë, janë dhe do të jenë bartës të zhvillimit ekonomik në vend”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



