Shendet

Vaksina anti-Covid kushton 20 USD

Vaksina anti-Covid e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech u zbulua të jetë efektive në masën 90%.

Për këtë arsye, Bashkimi Europian njoftoi se kishte siguruar deri në 300 milion doza të vaksinës.

Fillimisht 27 vende evropiane mund të blejnë 200 milion vaksina dhe më pas 100 milion doza të tjera.

Mediat italiane raportojnë se kjo vaksine do të mbërrijë në Itali në muajin janar 2021 ndërsa nënvizojnë edhe logjistiken specifike që ka ruajtja e kësaj vaksine, dikush thotë në -62 gradë, dikush tjetër në -80 gradë (nën zero) dhe kjo është edhe arsyeja e fillimit të përgatitjes së  disa vendeve për të siguruar fillimisht frigoriferët e nevojshëm për ruajtjen në kushte optimale të dozave. Përshembull në Itali dy aeroportet e vetëm të certifikuar për të marrë ilaçe janë Fiumicino dhe Malpensa, por ato nuk janë të pajisura me frigoriferë në temperatura kaq të ulëta.

Ndërkohe një tjetër çështje që ngrenë mediat e huaja është edhe çmimi që do të ketë vaksina.

Një zyrtar i BE-së i tha Reuters se për çdo vaksinë do të paguhet më pak se 19.50 dollarë, ndërsa disa media të tjera kryesisht ato italiane e rrumbullakosin, duke nënvizuar se deri më tash çmimi për çdo vaksinë parashikohet të jetë 20 dollarë për vaksinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë