Sociale

11 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë. Ulet numri i rasteve të reja (507) dhe shtrimet në spital

Në 24 orët e fundit është rritur numri i vdekjeve nga 8 një ditë më parë në 11 këtë të mërkurë. Viktima më e re në moshe është një 43-vjecar nga Gjirokastra.

Ndërkohë, vihet re një ulje e numrit të të prekurve kjo edhe për shkak të uljes së numrit të testimeve krahasuar me një ditë më parë.  

Është ulur gjithashtu numri i të shtruarve në spital krahasuar me një ditë më parë.  

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 507 qytetarë dhe numri më i madh i te prekurve vijon të jetë në Tiranë me  295 raste për të vijuar me Durrësin me 45 raste.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, (367 të martën) 18 në terapi intensive, (janë shtuar tre) nga të cilët 5 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

MSH kujton gjithashtu se duke filluar nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. Do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00 dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllura baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

COVID-19 – Statistika (11 nëntor 2020)
Raste të reja ditore 507
Të shëruar ne 24 orë 140
Të shtruar në spitale 363
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2384

Testime totale 146,188
Raste pozitive 25,801
Raste të shëruara 12,493
Raste Aktive 12,718
Humbje jete 590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6229
Durrës 1094
Fier 971
Korçë 776
Shkodër 742
Elbasan 650
Lezhë 559
Vlorë 559
Berat 378
Kukës 306
Gjirokastër 330
Dibër 124


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë