Danimarka po hedh miliona nuselale të ngordhura në varre masive. Ky vendim është marrë për shkak të frikës se një mutacion i koronavirusit që është zbuluar tek ato mund të ndikojë në efektin e vaksinës kundër Covid-19.
Sipas mediave të huaja, mutacioni i ri i Covid-19, i gjetur te nuselalet është quajtur “Cluster 5” dhe ka shkaktuar alarm të madh sepse ka potencial që të bëjë vaksinat jo-efektive, nëse përhapet tek njerëz. Nisur nga kjo, autoritetet daneze po përpiqen të zhdukin çdo nuselalë duke i vrarë dhe varrosur në varre masive.
Megjithatë, plani i Danimarkës për të zhdukur 17 milion nuselale në vend po përballet me pengesa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.