Sociale

Bilanc lufte: 12 të vdekur, 525 infektime të reja në 24 orë nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit 12 persona kanë gjetur vdekjen për shkak të Covid-19, ndërsa janë shënuar 525 raste të reja infektimesh. Ky është edhe numri më i lartë i viktimave që nga nisja e pandemisë, duke vendosur një rekord tjetër negativ, thuajse bilanc lufte. Personat që nuk ia kanë dalë dot t’i mbijetojnë virusit janë: një 34-vjeçar nga Durrësi, një 66-vjeçar nga Lezha, një 69-vjeçar dhe një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Berati, një 51-vjeçar, një 56-vjeçar, një 69-vjeçar, 75-vjeçar dhe 78-vjeçare nga Tirana, një 67-vjeçar nga Elbasani, një 70-vjeçar nga Korça; të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese.
Përsa i përket rasteve të reja, Shqipëria vazhdon prej dy ditësh të rrisë përqindjen e pozitivitetit, nga 25,5 para dy ditën në 26,6 për qind sot. Gjithashtu janë bërë 1967 testime, ndërsa 111 pacientë janë shëruar.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bëri ndërkaq thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. “Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e Covid-19” tha MSH.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Covid-19 – Statistika (9 nëntor 2020)
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale 360
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1967

Testime totale 141,081
Raste pozitive 24,731
Raste të shëruara 12,203
Raste Aktive 11,555
Humbje jete 559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5682
Durrës 980
Fier 916
Korçë 753
Shkodër 645
Elbasan 565
Lezhë 545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës 267
Gjirokastër 256
Dibër 114


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë