Shumë njerëz të prekur nga Covid-19, kanë deklaruar se kanë probleme me dëgjimin. Sipas një studimi të fundit nga ekspertë, në universitetin Anglia Ruskin, se personat e prekur nga Covid-19 kanë pasur probleme me dëgjimin.
Mjekët ORL kanë treguar që koronavirusi mund të shkaktojë dëmtime të qelizave në vesh. Në studim morën pjesë 3,103 njerëz nga 48 vende të ndryshme në Britani dhe rreth 49 përqind kanë pasur probleme me dëgjimin.
Studimi i botuar në revistën “Frontiers in Public Health”, tregoi se shumica e të anketuarve kishin kaluar Covid-19 në momentin që u morën në pyetje. Studimi u përqendrua tek njerëzit, që kishin probleme me dëgjimin që para se të rezultonin pozitiv me Covid-19, por pati një numër të konsiderueshëm që treguan se nuk dëgjonin mirë pasi ishin të infektuar. Studimi gjithashtu zbuloi se një pjesë e madhe e njerëzve besojnë se dëgjimi i tyre po përkeqësohej se si pasojë e efektit indirekt të pandemisë. Masat e distancës sociale dhe izolimet për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së virusit kanë çuar në ndryshime të rëndësishme në mënyrën e jetesës.

Shqetësime të tilla si frika se mos preken nga Covid-19, shqetësimet financiare, vetmia dhe problemet e gjumit, gjithashtu kanë kontribuar në dëmtimin e dëgjimit të njerëzve.
Autori kryesor Eldre Beukes, një studiues në universitetin Anglia Ruskin dhe në universitetin Lamar në Teksas, tha se gjetjet e këtij studimi nxjerrin në pah ndërlikimet që lidhen me dëgjimin dhe infektimin.
“Kjo është diçka që duhet të shqyrtohet nga afër si nga shërbimet klinike ashtu edhe nga shërbimet mbështetëse,”shpjegoi Beukes.
Edhe pse kryesisht një sëmundje e frymëmarrjes që prek mushkëritë, Covid-19 shpesh përshkruhet si një ‘sëmundje e sistemit imunitar’ sepse krijon shumë probleme në trup.
Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje