Të gjitha bukuritë e natyrës duket sikur janë mbledhur aty, në Parkun Rajonal të Ulzës, ku ndodhen Liqeni i Ulzës dhe ai i Shkopetit.
Në Ulëz më shumë se kudo tjetër janë gërshetuar mjaft mirë mali, lumi, liqenet, gjelbërimi, rrugët gjarpërushe që të sfidojnë, uji i kulluar që të shoqëron në çdo hap dhe të krijojnë idenë se një piktor ka ndërhyrë aty për të krijuar një mrekulli siç është edhe Liqeni i Ulzës, jo shumë larg nga Tirana.
Fotot jane shkrepur nga gazetarja e Si, Sabina Veizaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.