Kontinenti europian po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik, i cili po mban mot të qëndrueshëm në fundin e javës në vendin tonë.
Dita sot ka nisur me diell, në orët e ardhshme do të vijojë me diell dhe kalime të pakta të vranësirave në relievet malore.
Temperaturat parashikohen: Zona malore 3-17 gradë celsius, zona e ulët 4-24 gradë celsius, zona bregdetare 11-23 gradë celsius.
Ditën e diel moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare.
Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat e mesditës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




