Kosova ka vendosur t’u bashkohet shumicës së vendeve të tjera europiane, duke mbyllur vendin të paktë përgjatë fundjavave.
Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti pritet të njoftojë hyrjen në karantinë totale nga ora 20:00 e mbrëmjes së sotme deri në të hënën në mëngjes, duke ndaluar daljen e qytetarëve nga shtëpia, përveç rasteve emergjente.
Përgjatë fundjavës në Kosovë do të mbyllen të gjitha bizneset, qendrat tregtare, hotelet, restorantet, dhe kafenetë. Të vetmet që do të qendrojnë hapur do të jenë furrat e bukës, farmacitë, marketet e vogla dhe karburantet.
Vendimi vjen pasi Kosova ka shënuar një rekord të rasteve me Covid-19 me 661 raste të reja. Numrin më të lartë të infektimeve nga kjo shifër e mbanë komuna e Prishtinës. Kryeqyteti dje ka numëruar edhe 324 raste të reja me Covid 19.
Duke e parë këtë situatë, Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 ka propozuar një varg veprimesh për t’i mënjanuar kështu shifrat e larta të koronavirusit në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




