Hashim Thaçi do të përballet për herë të parë me Gjykatë Speciale të Kosovës në Hagë ditën e hënë në orën 15:00.
Njoftimi është dhënë nga vetë zyra e dhomave dhe prokurorisë speciale të Kosovës, ku thuhet se aktakuza ndaj Hashim Thaçit është konfirmuar që në datë 26 tetor.
“Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë”, thuhet në njoftim.
Hashim Thaçit akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.
Paraqitja e parë e Thaçit do të jetë publike, por numri i personave që mund të ndjegin në sallë do të jetë i reduktuar për shkak të masave anti-Covid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




