Sociale

BE dhuron 30 respiratorë për Covid 4, Soreca: Na pret një dimër i vështirë

Bashkimi Europian i ka dhuruar 30 respiratorë të tjerë vendit tonë. Luiggi Soreca, gjatë ceremonisë së dhurimit të pajisjeve, deklaroi se na pret një dimër i vështirë dhe java e ardhshme pritet të ketë një shtim të rasteve.

Soreca nga spitali Covid 4 shtoi se respiratorët e rinj janë  pjesa e gjashtë e ndihmës që i jepet Shqipërisë për pandeminë edhe pse me rritjen e rasteve, personeli mjekësor ndihet nën presion.

 “Kjo është një luftë me një përpjekje mbresëlënëse që shohim nga personeli mjekësor. Me shifra në rritje. Kapacitetet janë shtuar dhe personeli shëndetësor është nën presion. Dua të falënderoj mjekët dhe infermierët, epidemiologët, punonjësit e ISHP. Dua t’i falënderoj dhe jemi krenarë që ne BE kemi mundësinë që ju kemi ndihmuar prej fillimit. Ne duam që të falënderojmë personelin mjekësor me gjithçka që ka bërë. BE e ka mbështetur me 50 mln euro, si me respiratorë të lëvizshëm. 46 mln euro janë akorduar për të ulur ndikimin e krizës. Qasja e BE ka qenë që të reagojë dhe t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe për të ndihmuar,” tha Soreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë