Sociale

Nuk ndalen infektimet: 421 raste të reja dhe 7 të vdekur në 24 orë

Përgjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 persona, një 58-vjeçare, një 59-vjeçar, një 63-vjeçar, një 78-vjeçar nga Tirana, një 67-vjeçar nga Lushnja, një 70-vjeçar nga Durrësi një 76-vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ka pasur një rekord të ri të infektuarish me 421 raste të reja. Duke bërë krahasimin me ditën e djeshme ka një përafërsi të madhe në numrat e të testuarve (1725 dje-1744 sot) e dita e sotme paraqet një shifër tepër shqetësuese.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë, 15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër, 11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, 8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër, 6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje, 4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë, 2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has. Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Më tej Ministria parashtron këshillat që duhet të ndjeki cdo qytetarë nëse dyshon që është i prekur nga Covid-19, duke u izoluar dhe duke kontaktuar menjëherë mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5299
Durrës 913
Fier 806
Korçë 664
Shkodër 594
Lezhë 456
Elbasan 482
Vlorë 441
Berat 318
Kukës 235
Gjirokastër 172
Dibër 102


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë