Shifrat e koronavirusit vijojnë të rriten sërish teksa është shënuar një tjetër rekord të infektuarish këtë të mërkurë. Të dhënat e buletinit ditor nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se ndër 1,725 testet e kryera për COVID-19 në 24 orët e fundit kanë rezultuar 396 të infektuar të rinj duke e shpënë totalin e të infektuarve në 22,300.
Nga koronavirusi kanë humbur jetën katër persona duke e çuar numrin total të të vdekurve nga ky virus në 536. Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 të tjerë. Aktualisht të shtruar në të gjithë spitalet COVID janë 338 persona.
Deri më tani të dhënat e shëndetësisë tergojnë se janë kryer 131.547 teste, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 22.300. Ndër ta janë shëruar 11.578 persona dhe janë aktiv me COVID 10.186 persona.
Të infektuarit sipas rretheve: 125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




